E papritur: Granit Xhaka paralajmëron largimin nga Arsenali

Ylli 26 vjeçar Granit Xhaka, ka bërë me dije se gjatë verës mund të largohet nga ekipi londinez “Arsenal”.

Pak para ndeshjes me kombëtaren e Zvicrës, me Gjerorgjinë Xhaka ka folur për “Tagblatt”, duke paralajmëruar largimin e tij, por pa treguar se ku mund të shkojë.

“Jam shumë ambicioz, dhe dua të bëj një hapa para. Arsenali mund të mos jetë ndalesa e fundit”, është shprehur Granit Xhaka.

Xhaka, që po kalon një ndër sezonet më të mira në karrierë me ekipin aktual, mirë ëndrra e tij qenka të bëjë një hap para në karrierë dhe të luajë për një klub edhe më të madh se Arsenali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu