E papritur, Sali Berisha kallëzon penalisht gjyqtarin e njohur

Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar një kallëzim për kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani, për shpërdorim detyre. Po ashtu, është kallëzuar penalisht për veprën e pretenduar shpërdorim detyre edhe kancelari i gjykatës, Donald Xhelili.

Njoftimi:

“Në vijim të qendrimit te bere publik nepermjet deklarates se ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Partia Demokratike e Shqiperise ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit te gjykates se Tiranes, te cilet ne menyre te qellimshme ende nuk i komunikojne zyrtarisht Partise Demokratike vendimet gjyqesore te cilat cenojne interesa te ligjshem te saj.

Partia Demokratike ben thirrje per organet ligjzbatuese qe te hetojne dhe vene para pergjegjesise ligjore kedo i cili me veprime te paligjshme tenton te ndikoje proceset ligjore ne shqyrtim nga gjykatat, pavaresisht pozicionit qe mban!”-thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu