E papritura ndodh mes Jozit dhe Loredanës

Pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania, ku lidhja e tyre u kthye në një ndër më të komentuarat e edicionit, duket se Joz Marku dhe Loredana Brati nuk po ecin më në të njëjtën rrugë edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Në një vëzhgim të fundit në rrjetet sociale, është vënë re se Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ta ndjekë ende atë. Kjo lëvizje e papritur ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime për një ndarje mes çiftit.

Edhe pse pas përfundimit të Big Brother, dyshja nuk e pranuan asnjëherë nëse janë bashkë, dalja publike e tyre në ‘Goca dhe Gra’ la të nënkuptohet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe jashtë shtëpisë.

Por si duket jo më!

Fotoja e publikuar tregon qartë kërkimin e emrit të Loredanës në listën e ndjekësve të Jozit, ku rezultati është: “No users found”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu