E pranon Anton Quni: Është e vërtetë, kam punësuar vëllain në ministrinë që drejtoj

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë. Pas raportimit se Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i LDK’së, ka punësuar vëllain e tij në ministrinë që drejtonë, të njëjtën e ka konfrimuar edhe vet ai.

Gjatë ditës së djeshme Gazeta Metro raportoi se ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK’së, Anton Quni i cili ka punësuar vëllanë e tij si shoqërues të tij.

Metro ka mësuar se Albert Quni, vëllai i ministrit Quni do të jetë shoqëruesi i tij nëpër aktivitete dhe ngjarje të ndryshme.
Të njëjtën e ka konfirmuar edhe vet ai sot në një prononcim për gazetën Insajderi.

“Po është e vërtet, është shoqërues. Është në dispozicion 24 orë, është mbrojtje e afërt”, ka thënë shkurt ai.

Kujtojmë se punësimet familjare dhe të militantëve partiak po vazhdojnë edhe nga Qeveria Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu