E rëndë në Zvicër! Gjendet e pajetë një grua shqiptare. Arrestohen një zvicerane dhe dy të dyshuar të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Buchs, në kantonin e Cyrihut, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, trupi i viktimës u zbulua pak pas mesnatës në një ndërtesë banimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje konfirmuan vdekjen e gruas, ndërsa për momentin nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet apo mënyrën se si ka ndodhur krimi.

Në vendngjarje u arrestuan menjëherë tre persona që ndodheshin në banesë: një grua zvicerane 48-vjeçare dhe dy burra zviceranë, përkatësisht 27 dhe 51 vjeç. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende arsyen e pranisë së tyre në apartament, si dhe rolin që mund të kenë pasur në këtë ngjarje.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda, në bashkëpunim me policinë kantonale të Cyrihut. Për momentin, motivi dhe rrethanat e vrasjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se do të japin informacione shtesë pas përparimit të hetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu