E rëndë! Shoferi i autobusit të shkollës dhunon nxënësin (VIDEO)

Pamjet ku një shofer autobusi dhunon brutalisht një nxënës shkolle në Amerikë kanë bërë xhiron e rrjetit. Ngjarja ka ndodhur në United States, ku shoferi i autobusit që transportonte nxënës, Scott Robert Livingstonte, ka dhunuar nxënësin e klasës së 7-të, Zachary Carrel.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur 67-vjeçari godet brutalisht nxënësin, dhe shkak është bërë një batutë e djalit të mitur.

Mediat vendase shkruajnë se nxënësi ka treguar se ishte duke bërë shaka dhe në një moment shoferi bërtiti dhe i kërkoi të ulet ose në të kundërtën do ta rrahë.

E kur i riu i ka thënë se nuk mund ta prekë, aty shoferi ka shpërthyer duke e goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu