Bllokada e gjatë politike që e ka paralizuar formimin e qeverisë së re, po bën që Izraeli brenda vitit të organizojë zgjedhjet për të tretën herë rradhazi,
Drejtesi i opozitës, Benny Gantz, një ish general që drejton partinë Blu dhe Bardhë, ka ndjekur dështimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu në tetor, për të formuar një qeveri.
Gantz nuk pranoi që të bënte koalicionin, duke qëndruar në heshtje kështu duke thelluar bllokimin politik në një kohë të rritjes së shqetësimeve të sigurisë dhe ekonomike. Ai tha: ‘’Në 28 ditët e kaluara nuk kam lënë gur pa lëvizur, vetëm që të formojë një qeveri që do ti sillte udhëheqjes së shtetit të Izraelit me integritet, moral dhe vlera. Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për krijimin e një qeverie të gjerë uniteti liberal, një qeveri që do ti shërbejë të gjithëve’’.
Parlamenti i Izraelit ka një periudhë të fundit 21 ditore, në të cilën mund të emërojë ndonjë nga 120 ligjvënësit e tij për të provuar dhe krijuar një koalicion.
Nëse kjo gjithashtu dështon, atëherë zgjedhjet do mbahen brenda 90 ditësh, dhe votuesit do të kthehen në votime pas zgjedhjeve që u mbajtën në prill dhe shtator.
Kryeministri Netanyahu, i cili është njëhkohësisht njëri nga kryeministrat që ka qenë në pushtet më gjatë, është fajësuar e akuzuar nga kundërshtarët për keqbërje. Ndërsa ai i mohon kategorikisht këto akuza. Dhe vendimi rreth këtyre akuzave pritet të merret nga prokurori i përgjithshëm i Izraelit, i cili do njoftojë së shpejti nëse drejtuesi konservator i partisë Likud do akuzohet zyrtarisht pas hetimeve të gjata të policisë.










