Kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese është i biri i Carlo Abanese-s nga Barleta e Italisë dhe Maryanne Ellery, australiane me prejardhje irlandeze.
Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin Apulia. Aty jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i politikanit australian.
Një shenjë e fuqishme për prejardhje arbëreshe është mbiemri “Albanese”, që nga italishtja në gjuhën shqipe do të thotë “shqiptar”.
Edhe vetë Antony e ka pranuar se ka origjinë arbëreshe dhe se ka qenë në vendlindjen e paraardhësve të tij.
Studiuesi Sazan Guri në këtë pikë nuk ka dyshime. Ai është i bindur se Anthony Albanese është shqiptar. “Është e sigurt. E sigurt që ka origjinë shqiptare. Vetëm një shqiptar hipën në maja.
Është mision i shqiptarëve. Nuk është rastësi. Kemi pasur 700 heronj në Rumani, po në Serbi, Konti nga Himara, po këta në Greqi, kryengritja shqiptare” tha ai për “5pyetjet.al”.
Guri bazohet te mbiemri i kryeministrit australian dhe emri i qytetit Barleta, që është origjina e babait të tij.
“Barleta, është e bardhë, Marin Barleti, Marini, Bardhi. Fjala i bardhë, janë emra tipik pellazg, Ilir. Edhe Barleta, rrënja është e bardhë”, theksoi ai.










