Mbrëmjen e kaluar djali i vetëm i moderatorit Ardit Gjebrea ka kurorëzuar në fejesë dashurinë e tij me Merlin Haxhiymerin.
Si një ndër ditët më të shënuara në familjen Gjebrea, ato e kanë shijuar në maksimum me surpriza, këngë e kërcime.
Por ajo që ka dhuruar spektaklin e vërtetë është vajza e vogël e Arditit, Ana e cila ka kënduar disa këngë të huaja e pastaj sigurisht edhe një duet me babain e saj.
Pavarësisht moshës së vogël, Ana duket shumë e apasionuar për muzikën dhe me shumë siguri në një të ardhme do të këndojë përkrah Arditit. /albeu










