E tmerrshme çfarë po hamë, ja si falsifikohen ushqimet në bodrum (VIDEO)

Policia prangosi sot atë e bir, Fabian Gero, 55 vjeç dhe Arnold Gero, 21 vjeç, të akuzuar për prodhim e shitje artikujsh dhe mallra industrialë/ushqimorë të kundraligjshëm.

Ata kishin përshtatur këtë bodrum dhe aty prodhonin e falsifikonin ushqime në mënyrë të kundraligjshme e pastaj i hidhnin në treg.

Çfarë u sekuestrua 

  1. Një automjet tip Volkswagen.
  2. 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara
  3. 150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.
  4. Arome vaj ulliri 40 kg.
  5. 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.
  6. Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike
  7. 90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),
  8. 3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik
  9.  Sapuna me ngjyrë 700 copë
  10. Një bidon 1l alkool Izopropilik
  11. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata
  12. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza
  13. Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe
  14. Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine 15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.

Vërtetë nuk e dimë se çfarë hamë, por ajo që do shihni nga kjo video do ju bëjë të mendoheni mirë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu