E tmerrshme, i dashuri e dogji me benzinë, vdes në spital pas 2 vitesh torturë

Një grua që pësoi 80 për qind djegie të trupit, pasi i dashuri i saj e dogji me benzinë ka ndërruar jetë pas dy vitesh. Judy Malinowski, 33-vjeç, ndërroi jetë të martën, pas sulmit të gushtit të vitit 2015.

Malinowski nga Ohio në SHBA, qëndroi për dy vite në spital, pasi pjesa më e madhe e trupit të saj ishte djegur plotësisht.

Michael Slager, 41-vjeç, ish i dashuri i saj, nuk i pranoi akuzat e ngritura nga gjykata, por kjo e fundit e ka burgosur me 11 vite burg. Ndërsa tani pas vdekjes së 33-vjeçares, ai mund të përballet me akuzën e vrasjes.

Malinowski, e cili më parë ka ka qenë e sëmurë më kancer, ka arritur t’i shpëtonte kësaj sëmundjeje, por pas disa kohësh është sulmuar nga ish i dashuri i saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu