Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indonezi, ku pitoni e ka gëlltitur një person.
Akbar Salubiro, 25-vjeçar, ishte zhdukur të dielën mbrëma pasi që ishte nisur për të mbledhur vaj palme në një fshat të largët në ishullin e Sulawesit perëndimor, në Indonezi, transmeton Express.
Miqtë dhe të afërmit e shqetësuar me zhdukjen e tij e kanë gjetur pitonin gjigant të shtrirë në kopshtin e Akbarit të hënën mbrëma dhe ishin druajtur se ai mund ta kishte gëlltitur atë.
Dhe pikërisht ashtu kishte ndodhur, sepse pasi që ata e kanë prerë pitonin, e kanë gjetur Akbarin të vdekur brenda tij.
Pitoni ishte i gjatë plot shtatë metra.Kujdes pamjet më poshtë janë të rënda: