Policia e Kuvajtit ka arrestuar një grua, e cila kishte filmuar me telefon celular shërbëtoren e saj nga Etiopia derisa ajo po qëndronte e kacavarur në dritare dhe më pas bie nga kati i shtatë.
Në videon dramatike, e cila zgjatë 12 sekonda , gruaja e pasur kuvajtiane nuk i ofron ndihmë por e filmon shërbëtoren fatkeqe e cila kishte tentuar vetëvrasjen, por me pas duket se ishte penduar.
Në video shihet se si shërbëtorja qëndronte kacavarur në dritare dhe kërkonte ndihmë, ndërsa zonja e shtëpisë, po i thoshte: “Oj, grua e çmendur kthehu prapa”, transmeton Telegrafi.
Ndërsa pastruesja po vazhdonte të klithte: “Më mbaj, më mbaj!, atë e lëshoi forca dhe ra në terasë.
Fatmirësisht shërbëtorja i ka mbijetuar rënies dhe po trajtohet në spital, kurse policia ka nisur hetimet ndaj zonjës së shtëpisë e cila nuk i doli në ndihmë asaj.










