Gruaja e aktorit shqiptar Jim Belushi ka paraqitur kërkesën për divorc pas gati 20 vjet martese.
Jennifer Sloan paraqiti dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të hënën, përcjell albeu.com
Belushi lidhi martesë me Sloan më 2 maj 1998. Çifti u takua për herë të parë në vitin 1993.
“Ai më puthi në ballë sikur isha motra e tij,” tha Sloan për PEOPLE në 2003.
Shfaqja e tyre e fundit publike ishte më 14 nëntor 2017, kur morën pjesë në një shfaqje të Wonder Woman në Muzeun e Artit Modern në Neë York City.
Ata kanë dy fëmijë së bashku.
Belushi, 63 vjeç, gjithashtu ka një djalë nga martesa e tij e parë me Sandra Davenport nga viti 1980-88.
Ai u martua me gruan e tij të dytë, Marjorie Bransfield, nga 1990-1992. /albeu











