E trishtë! Postimi i motrës së Gjestit disa orë para ngjarjes tragjike do t’ju shokojë

Një tragjedi ka goditur familjen e fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti. Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Qungur të Pejës.

Aksidenti u raportua rreth orës 14:00, kur një motor u përplas me një veturë. Për pasojë, Eldioni ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër person, banor i zonës me iniciale K.B., mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Pejës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë ende në vijim.

Rreth 20 orë para tragjedisë, motra e tij, Blerina Kelmendi, kishte publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, mes tyre edhe një me vëllain e ndjerë, shoqëruar me dy emoji engjëjsh – një detaj që ka prekur ndjekësit dhe ka marrë shumë reagime të trishtueshme.

Ende nuk ka pasur një reagim nga vetë reperi, i cili shpesh ka folur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë me vëllain e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu