E turpshme: Trajneri i Portos hero ndaj Juventusit, por ja ç’thotë

E turpshme të thuash është pak! Ajo që i ka ndodhur trajnerit të Portos pas ndeshjes së djeshme ndaj Juventusit, ku skuadra e tij arriti kualifikimin heroik me dhjetë futbollistë është e paprecedentë…

Sergio Conceicao, trajneri i Portos, u paraqit në konferencë shtypi ku normalisht siç ndodh në periudhën Covid-19, gazetarët mund të shtronin pyetjet e tyre nëpërmjet aplikacionit “Zoom”.

Por, asnjë pyetje nuk mbërriti dhe vetëm brenda 1 minute, trajneri u detyrua të çohej sapo ishte ulur në karrige. Praktikisht, gazetarët ishin zhdukur…

Trajneri nuk e dha veten por u ndje mjaft keq në këtë situatë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu