E uli gruan përballë dhe e vrau duke pirë

Policia ka zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre mesnatën e djeshme në Shkodër.

Mësohet se në momentin që kanë hyrë në shtëpi, forcat e rendit e kanë gjetur të ndjerën, 45-vjeçaren Lumturie Xhilaj pa jetë të ulur në një karrige, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj Beqir Xhilaj, i cili është edhe vrasësi i dyshuar kishte qenë duke pirë raki dhe ishte ulur përballë saj. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu