Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka arritur në Kuvend ku do të mbahet seanca plenare për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Në masa të sigurisë në Kuvendin e Maqedonisë ka filluar seanca për ratifikimin e marrëveshjes për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Në Kuvend mungojnë deputetët e Opozitës maqedonase, mungon edhe deputeti i shumicës Ferid Muhiq.
Kujtojmë se Ferid Muhiq ishte deputeti i vetëm i LSDM-së që votoi kundër propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me procedurë të përshpejtuar. Marrëveshje kjo që u nënshkrua këtë fundjavë në Prespë nga të dy vendet.