Edhe bizneset e vogla në hall, s’kanë mbetur punëtorë në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Nëpër lokale të shumta afariste, pothuajse në të gjitha qytetet, vërehen afishe se kërkojnë punëtorë. Pronarët thonë se ka mungesë të fuqisë punëtorë të profesioneve të ndryshme.

Ky berber është i detyruar të punoj i vetëm në dyqanin e tij. Ai thotë se ka punë, por nuk mund të gjej punëtorë, madje nuk ka pothuajse fare interesim nga praktikantët.

Për punëtorë kemi shumë nevojë por punëtor nuk ka momentalisht. Ka krizë për punëtorë jo vetëm në këtë zanat, por si në butiqe, si në kafene dhe në këtë qendrën e re tregtare shumë problem kanë në gjetjen e punëtorëve sepse ata po ikin jashtë.”- theksoi Bekim Bajrami, Berber.

Kërkojmë prej një kohe të gjatë punëtorë, kemi nevojë por nuk ka sepse shumë kanë dal jashtë shtetit. Paga është e ulët dhe më shumë po shkojnë jashtë. Si gjithë, për fillim 200 euro.”- pohoi Afarist.

Përderisa, punëtore femra kërkohen nëpër butiqe, situatë e ngjashme është edhe nëpër objektet hotelerie, bare e restorante. Pronarët ankohen se profesioni i kamarierit nuk është më në listën e të rinjve, të cilët kërkojnë punë.

Për një vit e gjysmë kam pasur kamarier për shkurt kohë, nga një muaj por dalin jashtë me viza pune siç është trendi tash e dini. Në tre muajt e fundit nuk ka punëtorë, vështirë të gjej kamarier sepse rrogat janë të vogla sepse aq kemi mundësi t’i paguajmë.”- tha Betim Imeri, Pronar i kafeterisë.

Rrogat janë diku 15 mijë denarë plus sigurimet që paguhen, por është vështirë të gjejmë sepse vjen e punon 1-2 muaj merr dy rroga e shkon, ose nuk i punohet. Është problem, unë kam pasur punëtore të rregullta përpara, me vite kanë punuar, po kanë dal kanë shkuar.”- u shpreh një Afarist.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë se deficit të kuadrove të kualifikuar vërehet jo vetëm te bizneset e vogla.

Trendi emigracionit të të rinjve është shqetësues, por tani kemi edhe fuqinë e kualifikuar punëtore. Mund të them me shumë përgjegjësi se të gjitha kompanitë pa marrë para sysh madhësitë e tyre, apo sektorin industrial që ato operojnë kanë problem më madh pasi që një pjesë solide e punëtorëve të tyre, apo kryesorët që janë në pozita ikin nga vendi dhe kjo paraqet një problem të madh.”- theksoi Drilon Iseni, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së.

Kompanive të mesme dhe të mëdha, të cilat janë nën administrimin e kësaj Ode, çdo vit iu largohen mesatarisht nga 10 të punësuar profesionistë për arsye emigrimi. Iseni thotë se pagat në këtë komunitet të biznesit janë më të larta se mesatarja, platformë të cilën sugjeron ta ndjekin të gjitha kompanitë në vend për të parandaluar emigrimin.

VIDEO:


1 Koment

  1. Shkoni votoni Hajnat Po masandej kerkoni puntor
    Lu lumt atyre qe lshojn Maqedomin
    Dhe kuuuur mos u ktheni
    Jo BE Po edhe USA mu ba Maqedonia nuk behet kuuur vend i sigurt jet e lumtur etj etj
    Asnjeher Po ikni sa te mundeni dhe dergojeni pasaporten
    Nuk esht problem Maqedoni Turku shqiptari apo Romet problem jan udhheqesit hajna nxisin popullin perqajn popullin
    Por populli esht Pak Naiv qe miret me Jet politik dhe shkojn japin vota votojn Hajnat
    Nje her i mir Ali Ahmeti Tash apo Ben
    Nje her i mir Thaqi tash spo ben
    Asnje sesht i mir
    Po lus popullim mes te miren me politik Po tju interrson puna kush pagun Ku ka pun vetem puna
    Largojuni hajnave aß mes dilni ti votoni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu