Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka kujtuar veprimtarinë e Adem Demaçit. Ai ka shkruar se historia shqiptare do të ishte më e varfër pa veprimtarinë e Demaçit.
Në vazhdim, postimi i plotë në profilin e Gashit në Facebook!
“Historia jonë, njerëzore dhe kombëtare, nuk do të ishte kjo që jemi pa Ademët. Sot, kur nga ne dhe nga kjo botë është ndarë Ademi i Vetëmohimit, Ademi që luftoi kundër gjarpërinjve të gjakut, vetë metafora e Lirisë, Baca Adem Demaçi, nuk mund të ketë shqiptar në sipërfaqen e Tokës, që nuk ndjen sa e varfër është bërë bota shqiptare pa ty.
Bac, ti – përmes jetës tënde – na mësove se sakrifica për liri është më e lavdishme se secila vepër tjetër në robëri.
Pafundësisht falënderues Zotit që të patëm!
Të qoftë i lehtë dheu!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Bac!”