Nuk e dimë sa të vëmendshëm jeni ndaj stilit të Kate Middleton, mirëpo Dukesha e Cambridge ka disa “fiksime” të saj, sa i takon veshjeve. Gjithmonë e kuruar, elegante dhe plot sharm, mamaja e tre fëmijëve duket se shkëlqen në çdo dalje publike. Ajo është një ikonë stili dhe shumë vajza do të donin të visheshin si Kate.
Në fakt, disa prej veshjeve të dukeshës mund të blihen edhe nga vajza të zakonshme që punojnë. Kate duket që preferon të blejë edhe rroba të lira, mjafton që të duket bukur.
Gjithsesi, fokusi ynë sot nuk është tek çmimet e veshjeve të saj, por tek vijat. Ky detaj e simbolizon stilin e Kate. Dukesha e Cambridge në shumë dalje të sajat publike ka zgjedhur të vishet me bluza me vija dhe ky detaj nuk ka kaluar pa rënë në sy.












