Një grup i serbëve, të mbledhur në qytetin e Jerusalemit për të festuar festën e Pashkëve Ortodokse, e kanë shfrytëzuar këtë ritual fetar për të kënduar këngë nacinaliste për Kosovën.
Ky organizim bëhet i mundur çdo vit nga Kkisha ortodokse serbe, raporton ‘B92’. Kurse në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihen besimtarët ortodoksë serbë, duke kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën.
Ata po e këndonin këtë këngë derisa po hynin në kishën ortodokse “Shpëtimi i Krishtit” në Jerusalem, kurse në duar mbanin në duar kryqin ortodoks.
Në videon e postuar në rrjetet sociale dëgjohet teksa serbët thërrasin “Oj Kosovë, oj Kosovë, vendi ynë i dashur…”.
VIDEO:










