Gazeta Blic pretendon se edhe një tjetër deputete e PDK-së do të kalojë në Vetëvendosje.
Bëhet fjalë për Ariana Shoshi – Musliun, që pritet të bëhet pjesë e këtij grupi parlamentar që tanimë kalon në 61 deputetë.
Kjo gjë që do të ndodh shkaku i pakënaqësive të deputetes së PDK-së me partinë e saj.
PDK kishte paralajmëruar se Musliu-Shoshi dhe Adelina Grainca ishin shënjestruar nga Vetëvendosje, dhe të cilave iu ishin ofruar favore të ndryshme.
Adelina Grainca ndërkohë është prezantuar nga z. Kurti.