Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se natën e ndërrimit të moteve, në sheshin e Shkupit nuk do të ketë kremtim të organizuar me fishekzjarrë, përcjell TV21. Gjorgjievski tha se mbështet idenë që në vend të fishekzjarrëve, të kremtohet në mënyra të tjera alternative.
“Kategorikisht nuk lejoj kremtim me fishekzjarrë. Edhe pse kishte mendime të ndara për të njëjtën, sa i përket iniciativës së dal nga seanca e Këshillit, ne nuk jemi kompetent të japim leje apo miratime. Dihet që kompetentë janë MPB dhe nëse i duket më rëndësi publikut, unë e mbështesë këtë që në vend të fishekzjarrëve të festojmë në mënyrë alternative në këtë kremtë. Dhe të jem më preciz Qyteti i Shkupit nuk do të përdorë fishekzjarrë ne festen e Vitit të Ri”, tha Orce Gjeorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.










