Edi Rama, “Ali Baba” i thesareve të Mesdheut?

Ndërkohë që thuajse të gjitha vendet e Mesdheut janë në tension me njëra-tjetrën për ndarjen e ujërave territoriale që përcaktojnë edhe zonat ekonomike detare, qeveria shqiptare vijon të fshehë marrëveshjet që ka arritur me homologët grekë për kufirin detar.

Deri më tani është vetëm një deklaratë e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias që thotë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje, të cilën qeveria shqiptare nuk e mohoi asnjëherë duke tentuar forma të tjera të përgjigjesh ndaj tij, shkruan Albeu.com.

Një ndër to ishte një interepelancë me studentë ekselence me Bushatin, të cilit iu bënë pyetje të përgatitura nga zyra e PR e Ramës, ndërsa shefi i diplomacisë shqiptare nuk ka guxuar asnjëherë të thotë se Kotzias ia fut kot.

Ccfarë po ndodh në Mesdhe?

Gjatë ditës së djeshme, gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull të gjatë mbi “luftën” gazit në Mesdhe me “Gjuetia për thesarin e Mesdheut”.

Në shkrim thuhet se Mesdheu ka rezerva të pamata të mëdha gazi dhe nafte dhe shumë vende duan ta shfrytëzojnë këtë pasuri. Në këtë panoramë së fundmi vihet re, një përshkallëzim i konfliktit për këtë çështje mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.

Revista prestigjoze shkruan se edhe në Konferencën e Sigurisë të mbajtur së fundmi në Mynih, fokusi ka qenë pikërisht deti Mesdheu dhe konfliktet mes vendeve që lagen prej tij, për gazin natyror.

Që nga fillimi i muajit situata mes vendeve që prekin Mesdheun ka eskaluar vë në dukje “Der Spiegel”.

Në jug të portit qipriot të Larnakas është një thesar i madh me gaz. Sipas qeverisë qipriote e cila përkrahet fort nga Greqia, anijet turke penguan të premten e javës së kaluar kompaninë italiane ENI të niste eksplorimet.

Nga ana tjetër ministria e Jashtme italiane deklaroi, se priste gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, interesat e EMI, vendeve të rajonit dhe dy komuniteteve qipriote. Por megjithatë aktualisht nuk duket të ketë kompromis.

E vetmja shpresë mbetet Blloku 12, i ashtuquajtur “Venus”, i cili kufizohet me zonat ekskluzive ekonomike të dakortësuara vite më parë me Egjiptin, Izraelin dhe Libanin. Dy shtetet kanë rritur armiqësinë për shkak të rezervave të gazit dhe veprimeve të qeverisë izraelite, e cila në mënyrë aktive promovon kërkimin e gazit. Ministri i jashtëm izraelit, A.

Lieberman paralajmëroi në fund të muajit janarit, kompanitë ndërkombëtare të mos marrin pjesë në kërkimin dhe shfrytëzimin e zonës sepse do të ishte “gabim”, duke nënkuptuar italianen ENI, Total-in francez dhe Novatek të Rusisë. Ndërhyri edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, I cili u përpoq të ndërmjetësojë midis pozitës libaneze dhe izraelite, por u largua pa efekt i gjatë një vizite në Bejrut.

Konflikti greko-turk
Turqia ka kërcënuar se do të hynte në luftë nëse qipriotët do të vijonin të ndanin fushat e gazit për kompanitë e huaja pa dakordësinë e turko-qipriotëve, ndërsa raportet e tyre janë shumë të tendosura edhe për ishujt e tjerë më në veri, ku pak ditë më parë një anije turke goditi nga pas anijen ushtarake greke gjatë patrullimit.

Mediat greket raportojnë se Greqia synon t’a përdorë parimin e 12 miljeve të marrëveshjes me Shqipërinë si argument gjatë negociatave me Greqinë, ku përplasja është shumë më e madhe dhe interesat gjithashtu.

Kahas faljes së detit shqiptar, për të cilin nuk ka bërë transparencë se për çfarë po negocion me grekët, Rama është duke u përdorur në këtë lojë të madhe të interesave strategjike të Mesdheut në dëm të interesave shqiptare. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu