Edi Rama arrin në Prishtinë: Erdha për të dëgjuar rreth fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në histori

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka arritur në Prishtinë ku do të takohet me liderët e vendit, ku tha se do të informohet më shumë rreth propozim-aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçit e Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Rama ka e ka quajtur këtë aktakuzë si njollë turpi që do të hyjë në historinë botërore të drejtësisë.

Shkrimi i plotë i Ramës në Twitter:

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu