Edi Rama i revoltuar: “Plazhin e Ksamilit dhe Dhërmiut do e marrë shteti! S’ka më”

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike shifrat e turizmit për këtë sezon, duke thënë se vizitorët në Shqipëri janë rritur me 6% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, ai u shpreh i pakënaqur me menaxhimin e plazheve, sidomos në jug të vendit.

Rama paralajmëroi se vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga Bashkia, duke kritikuar çmimet dhe shërbimet që sipas tij nuk përputhen me standardet.

Në të njëjtën linjë, kryeministri njoftoi se edhe plazhet e Dhërmiut, Vlorës e Velipojës do të kalojnë nën administrimin e bashkive, për t’i dhënë fund situatës ku operatorët privatë i trajtonin si pronë të tyre.

Sipas tij, menaxhimi i gabuar dhe çmimet e larta po dëmtojnë turizmin dhe duhet marrë masa për të garantuar standard dhe konkurrencë me vendet fqinje.

Deklarata e Ramës në Opinion:

“Janë plazhet bosh… Është 5%-6% në rritje në krahasim me vitin e kaluar, me shifra po flas. Po ti gjithmonë i gjen palesh bosh mo Fevzi. Unë po të tregoj shifrat që janë shifrat e aeroportit që mund t’i verifikosh. Unë di sa kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, di sa kanë hyrë nga ajri”.

“Vijmë edhe te kjo. Më the a jam i kënaqur me prurjen, thash nuk jam i kënaqur me disa fenomene. E para është budallallëku i një pjese që në jug është shumë që kanë investuar dhe kanë hedhur aty një pjesë të madhe që kanë dhe sjellen me investimin e tyre sikur është dita e fundit. Nëse vendosin çmime që nuk i përgjigjet shërbimet nuk do të ketë vitin e ardhshëm njerëz që shkojnë te ata dhe pas tre vitesh do të qajnë. Duhet të studiojnë çmimet sa e ka Italia… duhet ta bëjnë për vete. Ata duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë me investimin pas 5 vitesh…

Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit, nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm. Ka për ta marrë të gjithë bashkia. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më do e marrë bashkia, plazhin e Vlorës nuk kanë për ta marrë më. Në Velipojë, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do rrimë jo kam hotel jo s’ke hotel, jo fare, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë. Nuk mundet dot të merret peng Ksamili. Kur sheh shërbimin është një shërbim çfarë të them. Të gjithë plazhin e Ksamilit do e menaxhojë bashkia. Nuk ka plazhe të tyre, ta harrojnë këtë gjë. Plazhet e hapura janë të shtetit, pa leje. Do e marrë bashkia”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu