Edi Rama kërcënohet me jetë? Kryeministri merr kudo bukën me vete (FOTO)

Kryeministrin Edi Rama po tentojnë ta helmojnë? Kjo është me sa duket, të paktën sipas mediave, situata aktuale dhe dyshimet e krijuara.
Ai duket spo lëviz kudo me ushqimin me vete dhe vetëm pak persona mund të gatuajnë për të.

Disa informacione të ardhura nga shërbimet sekrete vendase dhe shërbimet e huaja partnere, rreth një plani për helmimin e kryeministrit Edi Rama me anë të ushqimit, kanë alarmuar institucionet e sigurisë, duke mbjellë panik në Kryeministri.

Nuk dihet nëse pas këtij plasi fshihen faktorët të brendshëm apo shërbime të huaja armiqësore, por ky informacion ka vënë në lëvizje institucionet e sigurisë në Shqipëri, duke shtuar masat dhe kujdesin për ruajtjen e kryeministrit Edi Rama, mëson Pamfleti.

Ditët e fundit, në të gjitha takimet dhe vizitat jashtë Tiranës, kryeministri Rama nuk ka pranuar që të konsumojë asgjë pa u kontrolluar më parë.

Sipas burimeve nga rrethi që i është besuar ruajtja e jetës së kryeministrit, ky i fundit merr me vetë ushqimin ku do që shkon nëpër Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu