Rama tashmë prej kohësh është kthyer në një pesonazh kyç në të gjitha rrjetet sociale.
Për të janë bërë pafund meme, video apo dhe këngë duke u bërë ushqim për parodistët e rrjeteve sociale. Ama parodia e fundit e Cmendina Tv padyshim që është një nga krijimet më therëse dhe hiti më i ri në Facebook apo Instagram.
Madje vetëm deri tani kënga ka arritur rreth 100 mijë klikime dhe komentet janë të pafundme.
Në të djemtë nxjerrin me humor hallet e njerezve të varfër dhe problematiket ditore duke prekur popullin aty ku i djeg më shumë.
Madje ata ironizojnë thellë Ramën, duke përmendur edhe “tepsinë” që ka qenë kryetema e politikës.
Në një nga fragmentet duket edhe Kryeministri Edi Rama i cili në një stil alla-cmendina këndon një këngë ku përsërit ritmikisht fjalët “Krim, mafia dhe drogë”. /albeu










