Kryeministri shqiptar Edi Rama ka sulmuar ish kryeministrin kosovar, z.Ramush Haradinaj, duke e quajtur “politikan folklorik” dhe duke e akuzuar për dëme të mëdha që i ka shkaktuar Kosovës përmes vendosjes së tarifës.
“Mos ma përmendni atë, s’ka lidhje ai,” – tha z.Rama, për të vazhduar më tej.
“Ai nuk i kupton këto çështje, nuk i kupton. Ai është folklorik.”
Këto deklarata të Ramës ndaj Haradinajt pasojnë raportin e krisur me të dyve, përcjell Periskopi.
Ai tha se për kohën e luftës i heq kapelën Haradinajt, por jo edhe për punën e paqes.
“Ramush Haradinaj ka gënjyer derrçe,” – deklaroi ai, për të shtuar më tej se ka gënjyer që i kishte bërë presion në shtëpinë e Hashim Thaçit.
“Në Berlin, Ramush Haradinaj, ka bërë një akt, ose një sjellje, dhe ai ka marrë vendimin më të gabuar dhe më të dëmshëm për Kosovën.” – shtoi ai. “Sikur ta dëgjonte presidentin e Francës, ju (kosovarët) do të kishit udhëtuar pa viza.”










