Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë tre ndeshje në ditët në vijim, kundër Armenisë (7 tetor) në një miqësore, më pas ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor) në kuadër të Ligës së Kombeve. Pak çaste më parë, Edoardo Reja publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto sfida.
Trajneri i kombëtares shqiptare, ka grumbulluar 29 lojtar për këto takime, ku për herë të parë janë thirrur futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).