Edon Bajra me një këngë plot ritëm për “Pushimet e verës”

Edon Bajra është këngëtari i njohur 31 vjeçar nga Malisheva por që jeton dhe vepron në Gjermani por sjell projekte për publikun shqipfolës, shkruan InfoShqip.com

Edoni së fundmi solli një projekt muzikor plot ritëm e me ngjyra verore e pikërisht kushtuar pushimeve verore që bëhen secilin vit.

E më saktë ky klip shfaq pushimet e verës që mërgimtarët i bëjnë në vendlindje.

Kënga titullohet “Pushimet e verës” me tekst nga Abaz Selmani, miksimin nga Armend Mustafa dhe videoklipin nga produksioni EnderVideo me kameraman Agron Gërdella e Ender Shaljani.

Edon Bajra merret me muzikë që nga mosha 8 vjeqare dhe muzika për të është një pasion i madh.

Më poshtë ju lëmë nën tingujt e projektit më të fundit të tij. /InfoShqip.com

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu