Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, tashmë ka fituar mandatin e saj të parë në parlament.
Ajo në ditën e sotme (e enjte) është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një prononcim para mediave, u shpreh e lumtur dhe theksoi se është një ditë e jashtëzakonshme për të dhe familjen e saj.
Mes tjerash, artistja thotë se do të bëjë maksimumin për komunitetin artistik, e artin në tërësi.
“Unë jam shumë e lumtur, sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe për familjen time. Do të presim në ditët në vazhdim për përgjigje, për momentin nuk kam”, tha ajo në prononcimin para mediave.
Tutje Llalloshi shtoi: “Do të mundohem maksimumin me jap për vendin tim për komunitetin artistik, artin kulturën në përgjithësi”.
Vlen të ceket se Edona ka fituar afro 45 mijë vota, një rezultat i mahnitshëm që e konfirmoi si një nga përfaqësueset më të votuara.