Edukatorja hedh nga shkallët 4-vjeçaren (VIDEO)

Një edukatore nga Pensilvania shtyu një vogëlushe 4 vjeç nga shkallët dhe e gjithë skena u filmua nga kamerat e kopshtit.

Sarah Gable, 52 vjeç, pasi kreu aktin e pamëshirshëm ngriti kokën lart dhe vuri re që gjithçka po filmohej nga kamerat që ishin instaluar disa minuta më parë në muret e ndërtesës.

“Ja pse është makthi i çdo prindi ta dërgojë fëmijën e tij në kopsht”, tha Michael Chitwood, shefi i departamentit të policisë së Darbyt.

Gable e ka ushtruar këtë profesion për 25 vite por kishte vetëm 1 vit që punonte në kopshtin “Child Care of the Future”.

Edukatorja është pushuar nga puna dhe u arrestua për dhunë ndaj fëmijës por arriti të fitonte lirinë me kusht pasi pagoi 25.000 $.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu