Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njihet për raportet jo të mira dhe të ftohta me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, por ai po paralajmëron bashkëpunim me të rreth diplomacisë. Kurti tani po thotë se presidenti Thaçi nuk duhet të përjashtohet nga dialogu me Serbinë, sipas tij ai është person i rëndësishëm në diplomacinë e jashtme.
Ai po thotë se zë vendin e tij në bisedimet me Serbinë, mirëpo nuk do të jenë veprimet e tija sikurse me qeveritë e kaluara të Kosovës.
“Nuk besoj që mund të kemi një ekip ku është edhe kryeministri, edhe presidenti, sepse nuk është në natyrën e negociatave të bisedimeve ndërkombëtare një situatë e tillë. Por, unë nuk dua ta përjashtoj presidentin e Kosovës. Unë besoj që ai është i rëndësishëm si funksion për politikën tonë të jashtme, mirëpo politikën e jashtme e krijon Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, pa përjashtuar mirëpo jo edhe duke udhëhequr siç ka qenë rasti në të kaluarën”, tha Albin Kurti për REL.
Natyrisht, presidentit Thaçi i ka dhënë përsëri udhëheqjen dhe primatin në bisedimet me Serbinë ambasadori Richard Grenell, i dërguari special i Trumpit për bisedimet Prishtinë-Beograd.
Jo vetëm kjo, vizita e Grenellit në Prishtinë ka bërë që Kurti të ketë një qasje ndryshe ndaj Thaçit dhe dialogut me Serbinë, ai madje ka paralajmëruar se Kosova do ta heq taksën 100% ndaj produkteve serbe, atë do ta zëvendëson me reciprocitet.










