Efi i kthehet keq Kiarës: Nuk të toleroj më, je mashtruese

Prime mbrëmë ishte vërtet i lodhshëm por pasi spektakli u mbyll,filloi spektakli i vërtetë.
Efi nuk e ka kapërdirë dot videon ku shikonte si protagonist Luizin dhe Kiarën që flisnin pas shpinës së saj dhe ka shpërthyer.

Me tone të ulta por të ashpra fjalët ajo ka mbyllur miqësinë me Kiarën që e quan mashtruese prej diskutimit që kanë pasur jashtë dhe e futëm brenda në shtëpi.

Në fakt kujtojmë se shoqja e Efit ka nxjerrë bisedat ku kjo e fundit lajmëron Kiarën se do të rihyjë në shtëpi dhe nëse ka ndonjë porosi.

Kiara jo vetëm që nuk i tregon se dhe ajo do rihyjë,por i thotë edhe se ka besim tek Efi.

Fjalë këto të mohuara nga Kiara dhe kanë sjellë zemërimin e Efit.Gjithçka i mbetet asaj tani është të luftojë e vetme dhe të presë deri me 6 maj për të nxjerrë të vërtetën e saj dhe të lajë duart nga kjo histori që e ndau dhe nga ai që konsideronte mik,Luizin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu