Pas një periudhe me tensione të dukshme, dyshime për prishje raportesh dhe lajme të bujshme për ndarje përfundimtare, gjithçka duket se është kthyer në pikën zero për Egli Takon dhe Fifin.
Fotot e fshira në Instagram janë rikthyer, projektet muzikore janë publikuar sërish në YouTube, ndërsa në Spotify emrat janë vendosur aty ku ishin. Me pak fjalë, gjithçka është kthyer si më parë — si të mos kishte ndodhur asgjë.
Kaq ka mjaftuar që komentet në rrjete sociale të shpërthejnë, me shumë ndjekës që e konsiderojnë situatën si një “lojë të planifikuar mirë” për vëmendje mediatike dhe klikime.
Të shumtë janë ata që shprehen se janë ndjerë të manipuluar dhe të përdorur nga një “skenar i zbatuar me kujdes”, që duket se kishte si qëllim vetëm krijimin e bujës për të rritur interesin ndaj projekteve muzikore.