Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Familja e Einxhel Shkirës dhe partnerit të saj DJ Dagz është zgjeruar me një anëtar të ri. Çifti i njohur i showbizit shqiptar janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Einxhel, përmes një postimi emocional në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një video të shoqëruar me këngën e ndjerë të Alban Skënderaj dhe Miriam Cani- Jeta ime, duke zbuluar kështu ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.

https://www.instagram.com/einxhel_shkira/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cc5468b2-7f9d-42a1-b478-bda502c92b6f

Sipas asaj që shihet në video, Einxhel ka sjellë në jetë fëmijën më 10 prill, por ka zgjedhur ta ndajë lajmin me publikun më shumë se një muaj e gjysmë më vonë.

Einxhel dhe Dagz janë tashmë prindër të Trev, djali i tyre i parë, i cili tani ka marrë rolin e vëllait të madh. Ky moment i veçantë shënon një tjetër kapitull të lumtur për çiftin, të cilët kanë fituar zemrat e publikut që prej lidhjes së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. /Prive by Liberta Spahiu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu