Eksod largimesh nga Milani, 12 futbollistë do t’i japin lamtumirën Rossonerëve

Milani është gati për një revolucion në skuadër për sezonin 2025/26, me disa lojtarë që nuk janë më në planet e trajnerit Massimiliano Allegri, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Lista e të larguarve përfshin emra si Devis Vasquez, Emerson Royal, Malick Thiaw, Theo Hernandez, Filippo Terracciano, Yunus Musah, Ismael Bennacer, Yacine Adli, Samuel Chukwueze, Marko Lazetic, Noah Okafor dhe Lorenzo Colombo.

Nga këto, transferimi i Malick Thiaw te Como për 25 milionë euro është thuajse i mbyllur, ndërsa Theo Hernandez është duke negociuar me klubin saudit Al-Hilal.

Ndërkohë, Yunus Musah është afër një kalimi në Ligën Premier, me Nottingham Forest dhe Wolverhampton që po garojnë për firmën e tij.

Për të balancuar largimet, Milan ka filluar të lëvizë edhe në hyrje dhe tashmë ka afruar mesfushorin Samuele Ricci nga Torino.

Allegri synon të formojë një skuadër të konsoliduar me 23 lojtarë për të qenë konkurrues në Serie A dhe Kupën e Italisë gjatë sezonit të ardhshëm.

Pritet që lëvizjet e radhës në merkato të përqendrohen në përforcimin e mesfushës dhe sulmit, ndërsa klubi do të vazhdojë të pastrojë skuadrën nga lojtarët jashtë planeve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu