Në këtë Institut në Shkup, çdo të premte në mëngjes dhjetëra të rinj hyjnë në provimin e gjuhës gjermane. Ky është njëri nga kushtet për marrjen e vizës së punë për persona me profesione të ndryshme, të cilët pretendojnë të jetojnë në Gjermani.
Musa Ajeti thotë se vajza e tij 19 vjeçe me shkollë të medicinës ka gjetur punë në Gjermani dhe tani i duhet vetëm të kaloj edhe provimin e gjuhës gjermane. Ai thotë se kjo nuk ka qenë ëndrra e tij për fëmijë.
Akademiku Izet Zeqiri thotë se vendet e perëndimit synojnë t’i marrin të diplomuarit e sferave të ndryshme, duke dëmtuar shtetin rreth 500 milion euro në vit, të investuara në arsimimi, por që të njëjtit studentë profesionin e zhvillojnë jashtë Maqedonisë.
Agjencia e Migrimit nuk ka të dhëna të sakta për shkak se jo të gjithë të zhvendosurit paraqiten në mënyrë institucionale. Nga Enti për Statistikë thonë se nuk kanë numër relevant të të zhvendosurve nga vendi deri sa të bëhet regjistrimi i ri i popullsisë. Përderisa, institucionet hezitojnë të flasin me shifra, profesorët thonë se çdo vit ulet numri i nxënësve nëpër shkolla si dhe numri i studentëve nëpër universitetet e vendit.
VIDEO:











Krejt dilni shkoni ne Gjermani
Kshtu kan dasht BDi -ja politikanet tan