Një brez i ri nacionalistësh serbë po përgatitet për luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me qindra militantë që tashmë udhëtojnë për në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse.
Ata besojnë se “Nëna Rusi” do t’ua kthejë nderin dhe do t’i ndihmojë të rimarrin territoret e humbura si Kosova.
Nacionalistët, përfshirë veteranët e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, po përdorin mediat sociale për të inkurajuar të rinjtë serbë t’u bashkohen atyre, duke ofruar deri në 26,000 euro për të shkuar në frontin ukrainas, ka mësuar The Telegraph.
Por, çka do të thotë ky zhvillim per sigurinë në rajonin e Ballkanit, veçanërisht për Kosovën, foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.
Fillimisht, ai tha se qëndrojnë këto raportime, derisa shtjelloi disa fakte për këtë, ku përmendi edhe dy organizata pro-ruse që operojnë në Serbi.
““The Telegraph”, ka të drejtë dhe sigurisht që kanë informacione për grupet pro ruse që kishin dhe që janë duke derguar qindra militantë serbë të cilët shkojnë në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse.
Ja disa nga faktet që i kam analizuar dhe përshkruar në një analizë time disa ditë më parë. Dy organizata pro-ruse që operojnë në Serbi, dhe në entitetin serb në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në Mal të Zi:
1. “Ushtria e Kozakëve të Ballkanit” dhe
2. “Ujqërit e Natës”, organizatë ekstremiste e afërt me Kishën Ortodokse Serbe (KOS
Prifti Miajlo Backoviç dhe gjeneralët kozakë Genadi Yakovljeviç Temnjikov dhe Viktor Vladimirovich Zaplatin: Themeluesit e Ushtrisë Kozake Ballkanike. Siç zbuloi më parë portali malazezë, Pobjeda, organizata paraushtarake Ushtria e Kozakëve të Ballkanit, e cila u themelua në vitin 2016 në Kotor, qëndron pas shoqatës së Unionit të Vullnetarëve të Donbasit. Çështja e statusit të kësaj shoqate, si dhe ndikimi i saj i mundshëm malinj në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, u ngrit nga analisti Konstantin Batozkij në një artikull autorial për Russian Insider, i cili e vlerësoi hapjen e një dege të Unionit të Vullnetarëve të Donbasit në Mal të Zi dhe Serbi, në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, si jashtëzakonisht shqetësuese. Kreu i kësaj organizate paraushtarake ishte atëherë gjenerali Viktor Vladimirovich Zaplatin, hatmani suprem i Ushtrisë së Kozakëve të Ballkanit, i cili kishte punuar në Serbi si përfaqësues i Federatës Ruse për më shumë se 16 vjet. Sipas Qendrës Dixhitale Forenzike, organizata përfshinte edhe kolonelin kozak, atamanin e Malit të Zi Slobodan Pejović, kolonelin kozak, atamanin kryesor për Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Srpska Vojislav Vidakoviç, dhe priftin Mijajlo Backoviç, një ish-anëtar i Brigadës së 63-të të Parashutistëve të Ushtrisë Jugosllave”, shtjelloi eksperti.
Krahas kësaj, ai përmendi edhe anëtarët e këtyre organizatave dhe zbërtheu disa detaje për këto aktivitete dhe rolin e tyre në disa shtete të rajonit të Ballkanit.
Ushtria e Kozakëve të Ballkanit, megjithëse e themeluar në Mal të Zi, ishte e regjistruar në Serbi. Ushtria e Kozakëve të Ballkanit është gjithashtu e lidhur me “Ujqërit e Natës”, një organizatë ekstremiste e afërt me Kishën Ortodokse Serbe (KOS). Anëtarët e kësaj organizate ishin në Cetinje më 4 dhe 5 shtator 2021, kur ishin të stacionuar në Manastirin e Cetinjes, gjatë fronizimit të Mitropolitit Joanikije për Malit të Zi.
Operacioni “Lugansk” arrestimii i Danko Saviç!
Sipasa portalit Bosna (28 nëntor 2025) dhe burimeve të agjencisë kroate Hina, kryekozaku Danko Saviç: Një serb i Bosnjës solli një milion e gjysmë euro nga fusha e betejës ukrainase. Operacioni “Lugansk” u koordinua me dy shërbime inteligjence të shteteve anëtare të NATO-s dhe se, bazuar në të dhënat nga shërbimet perëndimore, policia kontrolloi ambientet e personave që ishin anëtarë të “Ushtrisë së Kozakëve të Ballkanit”, “Vëllazërisë Malizezo-Kozake”, si dhe organizatës “Ujqërit e Natës””.
Tuje, ai potencoi se kjo gjë është alarm për Kosovën.
Për këtë, kërkoi që të merren informacione më të detajuara për këta nacionalistë serbë.
“A është kjo një alarm për gjithë regjionin dhe në veçanti për Kosovën?
Sigurisht që po dhe se është me rëndësi që institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës të jenë mirë të informuara se kush janë? Sa është numri i tyre dhe planet e tyre për të shkaktuar aktivitete terroriste në Kosovë? Kuptohet që shërbimet ruse sidomos sherbimi intelegjent i ushtrisë ruse GRU dhe ai i jashtëm SVR kanë qasje dhe ndikim mbi keto grupe serbe për të shkatuar trazira në Ballkan”, shpjegoi Bilalli.
Ndër të tjera, eksperti i gjeopolitikës tha se duhet të ketë reagim ndërkombëtarë, deris pret që NATO të ketë më shumë detaje për këto plane.
“A duhet të ketë reagime ndërkombëtarë?
Besoj dhe jam më se i bindur që NATO dhe shërbimet e tyre të inteligjencës kanë informacione të hollësishme dhe në planin operativ kanë kërkuar siç ishte rasti me Operacioni “Lugansk”, policia malazeze u koordinua me dy shërbime inteligjence të shteteve anëtare të NATO-s dhe se, bazuar në të dhënat nga shërbimet perëndimore u arrestua Danko Saviç”, përmbylli Lutfi Bilalli për “Bota sot”.










