Ekstradimi i Boshkovskit dhe Grujevskit, flet ministri i brendshëm

Këshilli penal i Departamentit për krim të organizuar pranë Gjykatës Penale – Shkup, ende vepron pas kërkesës për ekstradimin e ish kryeshefit të Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevskit dhe të punësuarit në DSK-në, Nikolla Boshkovski, thonë nga Ministria e drejtësisë.

Ata dy herë dolën para gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme për udhëtim, por seanca u shty për më 1 dhjetor sepse nuk kishte përkthyes nga gjuha greke në gjuhën maqedonase.

Sipas ministrit të punëve të brendshme, procedurën për ekstradimin e ish kryeshefave të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski e udhëheq Ministria e drejtësisë me ndihmën juridike ndërkombëtare të Ministrisë së drejtësisë së Greqisë. Ai tha se Ministria e punëve të brendshme duhet të bashkëpunojë me Ministrinë e Greqisë deri në momentin e ekstradimit të Grujevskit dhe Boshkovskit, tha Spasovski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu