El Cheka: Në maj do të vij në Maqedoni dhe atje do vazhdoj me publikimin e “bombave” (VIDEO)

Ekipi i Gazetës Lajm dhe LajmTV ka udhëtuar nga Nju Jorku në Çikago për të zhvilluar një intervistë ekskluzive me heroin e internetit, siç e quajnë për guximin e treguar, Sheqerim Ahmedin-El Chekën.

Në këtë intervistë ai ka hedhur në shesh gjëra ekskluzive që nuk ka përmendur deri tani. Në video intervistën që mund ta përcillni më poshtë, mund të dëgjoni rrëfimin e El Chekës për bisedat telefonike që ka pasur me ish prokuroren Katica Janeva, e cila i ka treguar se kush e inskenoi rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

El Cheka flet edhe për vrasjen e Harun Aliut me shokë, duke përmendur edhe emra të personave që thotë se e kanë ekzekutuar, e për të cilët thotë se ka dëshmitarë që janë të gatshëm të flasin në opinion.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu