“Elifi”, në pritjen e ëmbël, shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Kohët e fundit, siç njoftojë mediat turke, Hatice Şendil, e njohur për rolin e Elifit në serialin “Një pjesë e imja” është tërhequr pak nga projektet televizive për t’iu përkushtuar më shumë jetës private dhe fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti.

Aktualisht, aktorja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por ende nuk ka menduar një emër për bebin. Në një prononcim për mediat pak ditë më parë, ajo tha se ka akoma kohë për këtë.

32-vjeçarja është lidhur me producentin e njohur Burak Sagyasar rreth 5 vjet më parë dhe u martua në maj të vitit 2015.

Dyshimet për shtatzëninë lindën qysh në verën e vitit të kaluar, por çifti e pranuan publikisht në dhjetor se së shpejti do të bëhen prindër. Në një prej daljeve publike, aktorja e kishte të pamundur ta fshihte barkun e rrumbullakosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu