Deputeti i Aleancës për Shqiptartë, Elmi Aziri ka reaguar në lidhje me planin ndërhyrës për investimet të Qeverisë, me të cilin parashihet krijimi i qendrës skijuese në Kozhuv dhe dhënien me koncesion të Kodrës së Diellit.
Ka pyetur, se cila është logjika e krijimit të qendrave skijuese, derisa Kodra e Diellit vazhdon të shkatërrohet?
“Kodra e Diellit vazhdon të shkatërrohet! Asgjë ska ndryshuar. Qeverisja VMRO-BDI planifikoi investim dhe krijim të qendrës së skijimit në malin Kozhuv! Cila është logjika e krijimit të qendrave të reja të skijimit ndërkohë që ekzistueset shkatërrohen nga mosinvestimi?”, pyeti Aziri në “Facebook”.






