Këngëtarja Elvana Gjata dhe Era Istrefi janë duke qëndruar në të njëjtin hotel në Los Angeles
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express burime shumë të afërta të këngëtarëve.
Era është duke e punuar në këngën e saj të re, që thuhet se do të jetë një baladë e që do të lansohet në javën e ardhshme, ndërkohë që Elvana Gjata është njëra prej këngëtarëve që kohëve të fundit po thuhet se është gati për të nisur karrierën ndërkombëtare.
“Po Elvana është në të njëjtin hotel me Erën, madje ato shihen për çdo ditë”, ka thënë ky burim.
Elvana, kohëve të fundit është përfolur për largimin e saj nga labeli i Flori Mumajesit.
Ajo disa ditë më vonë kishte publikuar foto me producentë të njohur amerikanë, derisa mori pjesë edhe në ndarjen e çmimeve Grammy që u mbajtën atje.