Këngëtarja Elvana Gjata sapo ka paralajmëruar projektin e saj më të fundit, por njëkohësisht dhe më të rëndësishëm.
Ajo ka zgjedhur të prezantojë këtë projekt me një mini dokumentar për rrugëtimin e saj në muzikë. Elvana ka lartësuar emrin e saj në muzikë dhe premton se do të ketë më shumë se sa kemi parë deri më tani.
Muzika nuk është thjesht një argëtim për të, por identitet. Ky është projekti i parë muzikor në karierën e saj artistike, në të cilën nuk ka dorë Flori Mumajesi, bashkëpunuesi i saj i vjetër.
Se për çfarë bëhet saktësisht do mësohet më 14 qershor. Ndër të tjera kjo do të jeta vidoe e parë e Elvanës në gjigandin Vevo.











