Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke në Napoli (FOTO)

Të paktën 15 emigrantë të armatosur tentuan të merrnin peng një anije turke, Galata Seaëays, e destinuar pëe në Francë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ishullit Ischia, në Gjirin e Napolit. Emigrantët, të armatosur me tika, tentuan të hynin dhe të rrëmbenin tragetin dhe ekuipazhin. Ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e planit të keqbërësve dhe normalizimin e situatës.

“Rrëmbyesit e anijes u kapën. Gjithçka përfundoi mirë,” shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.

Anija Galata Seaways, e cila u nis nga porti Topcular në Turqi më 7 qershor, ishte nisur për në Francë në portin e Sete, ku mbërritja ishte planifikuar për të shtunën.

Në bord u gjetën 15 emigrantë, 13 burra dhe dy gra. Duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, të cilët përdorën një përkthyes, ata raportuan se ishin me kombësi siriane, afgane dhe irakiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu