Emigrimi i fuqisë punëtore godet Likovën, mbyllen dhe falimentojnë bizneset

Bizneset dhe ndërmarjet e ndërtiore në Komunën e Likovës, i frikësohen faktit se kriza e fuqisë punëtore të vitit të kaluar do të përkeqësohet në vitin 2019, pasi një numër i madh punëtorësh të zanateve të ndryshme po vazhdojnë të emigrojnë.

Sipas të dhënave jo zyrtare deri më tani nga Komuna e Likovës kanë ikur drejtë Gjermanisë dhe vendeve tjera të BE-së rreth 2 mijë punëtor, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky faktë ka bërë që disa firma që merren me biznes të mbyllen për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Gjitashtu afër falimentimit janë edhe një numër i madhë i marketeve dhe furrave të bukës, të cilët ankohen se puna e tyre është zvogëluar për rreth 50 për qind.Punëtor dhe zanalinjtë po ikin për shkak të pagave të ulëta dhe trajtimit jo adekuat në punë.

Ikjet masive në këtë komunë vërehen edhe me numrin e nxënësve, i cili pothuajse është përgjysmuar dhe një pjesë e shkollave punojnë vetëm me një ndrrim. Përpos punëtorëve nga kjo komunë kanë ikur edhe një numër i madh i mjekëve dhe motrave medicionale.

Situata e ngjajshme është edhe në qytetin e Kumanovës dhe rajone tjera të Maqedonisë së Veriut. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu