Olsioni, është një i ri shqiptar, dikur ushtar, i cili u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar korrupsionit në vend dhe mbërriti si emigrant i paligjshëm në Francë.
Tre vite më parë ai mbërriti në shtetin francez dhe bëri disa kërkesa për qëndrim.
Prej një viti Olsioni është i martuar me një shtetase franceze të quajtur Valerie dhe jeton me të në Allenjoie.
Çifti janë habitur nga vendimi i prefekturës Doubs, Francë, pasi ka paraqitur një kërkesë për dëbim të Olsionit nga territori francez, pasi ai është refugjat shqiptar, raporton france3-regions.francetvinfo.fr.
Një muaj më parë, çifti merr një letër nga prefektura dhe përmbajtja ishte mjaft e qartë.
Në kërkesë shkruhej:
Është detyrim që z. Olsion të largohet nga territori francez.”
Shqiptari thotë:
Për mua, kjo është një rilindje nëse mund të them kështu dhe këtë ndjenjë nuk e kam përjetuar ndonjë herë”.
Ndërsa autoritetet nuk e kanë kundërshtuar kurrë martesën, prefektura e Doubs i kërkon shqiptarit të largohet nga territori francez këtë të martë, shkruan abcnews.
Gruaja e tij shprehet:
Autoritetet kishin rënë dakord të martoheshin dhe mendova se gjërat do të përmirësoheshin dhe burri im nuk do të dëbohej më. Gjithmonë kemi dashur t’i bëjmë gjëra sipas ligjit, ne kemi qenë gjithmonë subjekt i procedurave franceze dhe qëllimi ynë nuk është që burri im të dëbohet me forcë. Ai mund të largohet vullnetarisht dhe ne do të blejmë një biletë avioni.”
Në komunë dikush i mbështet ata dhe ai është Jean Fried, kryetari i Bashkisë. Çifti tani do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Administrative për një apel, që prefekti të tregohet i mëshirshëm.










